Skip to content

Turqia reagon ndaj “delegjitimimit” të Vëllazërisë Muslimane

D3077C59 9DEB 4EFB AAFE 094FD1BAFCC5

Partia në pushtet në Turqi (AK Parti) ka kritikuar nismën amerikane për ta shpallur lëvizjen “Vëllazëria Muslimane” si një organizatë terroriste.                                                  Këto vërejtje i bëri zëdhënësi i partisë, Omer Çelik gjatë një bisede me gazetarë.

“Shpallja si ‘terroriste’ e VM-së nuk i kontribuon paqes në Lindjen e Mesme dhe minon shpresat për demokraci”, tha ai.

Vetë VM-ja ka reaguar “në qetësi” ndaj këtyre sanksioneve amerikane, duke thënë se vazhdon “rrugën e moderuar dhe paqësore përballë padrejtësive”.

Turqia u ka dhënë azil politik disa liderëve të lëvizjes pas rrëzimit të tyre nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak.