Turqia u rendit e 48-ta në mesin e 191 vendeve në raportin e Indeksit të Zhvillimit Humanitar të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) njoftoi Raportin e Zhvillimit Humanitar 2022 me temë “Kohë të pasigurta, Jetë të pakëndshme: Formësimi i të Ardhmes tonë në një Botë në Transformim”.

Në raport Turqia është përfshirë për herë të tretë radhazi në kategorinë “zhvillim humanitar shumë të lartë” e cila është kategoria më e lartë në renditjen e indeksit dhe këtë vit ajo u rendit e 48-ta në mesin e 191 vendeve.

Sipas raportit i cili merr për bazë jetën e gjatë dhe të shëndetshme, qasjen në informacion dhe standardin e denjë të jetesës për njeriun, mes viteve 1990 dhe 2021 në Türkiye është vërejtur përparim në të tre dimensionet e indeksit të zhvillimit humanitar.

Në këtë periudhë në Turqi është rritur 8,3 vite mesatarja e jetëgjatësisë, ndërsa 4,2 vite periudha mesatare e arsimit.

Nga ana tjetër në të njëjtën periudhë edhe Produkti Kombëtar Bruto (GDP) për frymë është rritur me rreth 139 për qind.

Teksa norma e meshkujve që përfitojnë nga nivelet e zhvillimit humanitar në barazinë gjinore është më e lartë se e femrave, bëhet e ditur se Türkiye në këtë kategori ka rënë në vendin e 65-të në mesin e 170 vendeve.

– Në 2 vitet e fundit, në 9 prej 10 vendeve norma e zhvillimit humanitar ka shënuar rënie

Në raport paralajmërohet se bota po kalon kriza, se nuk mund të përballojë problemet me të cilat përballet dhe se do të shkojë drejt më shumë mungesave dhe padrejtësive nëse nuk bëhet një ndryshim i mprehtë në kurs. Për shkak të pandemisë COVID-19, luftës Rusi-Ukrainë dhe krizave globale të përjetuara, theksohet se indeksi i zhvillimit humanitar ka rënë në nivel global në 2 vitet e fundit.

Për herë të parë në 32 vite është përjetuar një rënie globale e indeksit të zhvillimit humanitar për dy vite radhazi.

Bëhet e ditur se zhvillimi humanitar ra në nivelin e tij të vitit 2016, duke përmbysur pjesën më të madhe të progresit të bërë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm.

Kjo përmbysje është në përmasa globale, theksohet në raportin ku thuhet se indeksi i zhvillimit humanitar ka shënuar rënie në vitin 2020 ose në 2021 në më shumë se 90 për qind të vendeve, përfshirë edhe Turqinë.

Indeksi i zhvillimit humanitar në të dy vitet ka treguar rënie në më shumë se 40 për qind të vendeve.

Zvicra zuri vendin e parë në renditjen e indeksit të zhvillimit humanitar, e cila u pasua nga Norvegjia, Islanda, Hong Kongu (Kinë), Australia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Gjermania dhe Holanda.

Po ashtu në listë në vendin e 18-të është renditur Britania, në vendin e 19-të Japonia, në vendin e 21-të SHBA ndërsa Kina në vendin e 79-të.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re