Turqia duket se po hedh pas krahëve bisedimet diplomatike të bëra me Greqinë, për raundin e dytë të kontakteve eksploruese pasi pritet që të nisë stërvitjen e quajtur “Atdheu blu”, nga data 25 shkurt deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritete turke kanë bërë me dije se pjesë e kësaj stërvitje do të jenë 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi që do të nisen për në Egje dhe Mesdhe, ndërsa Cesme është në Egje.

Ndër të tjera thuhet se në mediat turke shkruajnë kundër mbërritjes së anijes amerikane në Evros. Anijet amerikane të transportit që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, që do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis.

Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në vizitën e tij një ditë më parë në Izmir është shprehur se BE është treguar e padrejtë pasi nuk I ka dhënë para Turqisë për emigrantët ndërsa Greqisë i ka dhënë 3 miliardë euro.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re