Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Pa marrë parasysh pengesat që na dalin përpara, ne vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë për ta bërë shekullin në të cilin ndodhemi Shekullin e Turqisë dhe për të përmbushur ëndrrat e popullit tonë”.

Zyrtarët shtetërorë nën kryesimin e presidentit Erdoğan vizituan mauzoleun Anıtkabir në Ankara me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës dhe 99 vjetorit të shpalljes së Republikës.

Në ceremoninë e mbajtur në mauzole krahas presidentit Erdoğan morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, zv/presidenti Fuat Oktay, kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i Përgjithshëm i Partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e Përgjithshme e​ Partisë IYI, Meral Akşener, anëtarë të kabinetit presidencial, krerët e organeve të larta gjyqësore, kreu i shtabit gjenerali Yaşar Güler dhe komandantë të forcave.

Pas vendosjes së kurorës me motive të flamurit turk me hënë dhe yll, presidenti Erdoğan mbajti qëndrim nderi dhe më pas u intonua himni kombëtar.

Erdoğan më pas shkroi në librin e përkujtimeve në mauzole:

“I dashur Atatürk, sot festojmë 99 vjetorin e Republikës tonë, të cilën e themeluam pas një lufte të ashpër dhe epike nën udhëheqjen tuaj. Ne po punojmë me gjithë fuqinë tonë për ta bërë gjithmonë të përjetshme Republikën tonë të cilën ju dhe dëshmorët tanë na e keni lënë amanet. Në këtë ditë historike, kemi lumturinë që të kurorëzojmë duke hapur impiantin (kompleksin) e prodhimit të Togg, automjetit të parë elektrik vendas. Pa marrë parasysh pengesat që na dalin përpara, ne vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë për ta bërë shekullin në të cilin ndodhemi Shekullin e Turqisë dhe për të përmbushur ëndrrat e popullit tonë. Qoftë i bekuar shpirti juaj. Gëzuar Ditën e Republikës”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re