Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përkujtuar përvjetorin e nëntë të vdekjes së Rauf Denktaş, themeluesit të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

“Nuk do ta harrojmë Rauf Denktaş, themeluesin, presidentin e parë të Republikës Turke të Qipros Veriore dhe me të cilin mbështetëm luftën e drejtë të qipriotëve turq për vite me radhë. Në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij, kujtoj Rauf Beun me mëshirë”, tha Erdoğan në rrjetin social Telegram.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, gjithashtu përkujtoi përvjetorin në llogarinë e tij të mediave sociale.

“Përkujtoj presidentin e ndjerë themelues Rauf Denktaş, luftëtarin e madh të çështjes së Qipros, në përvjetorin e vdekjes së tij. Republika Turke e Qipros Veriore, ku ai luftoi për lirinë e saj, do të vazhdojë të ekzistojë përgjithmonë”, tha ai.

Rauf Denktaş ndërroi jetë më 13 janar të vitit 2012 në moshën 87-vjeçare. Ishulli Mesdhetar Lindor i Qipros është ndarë që nga viti 1974 kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re