Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes njoftoi zyrtarisht se presidenti i vendit do të përcaktohet me balotazh më 28 maj. Dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet presidenciale, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kiliçdaroğlu, do të vazhdojnë garën për të udhëhequr Türkiyen.

Kur kanë mbetur rreth 35 mijë vota pa u numëruar zyrtarisht, presidenti aktual Erdoğan ka 49,5% të votave, ndërsa rivali më i afërt, Kiliçdaroğlu, ka 44,89% të votave. Sinan Oğan përfundon garën me 5,17% të votave, ndërsa në konton e kandidatit të tërhequr, Muharrem Ince, kanë shkuar 0,44% të votave.

Në numra të përgjithshëm, dallimi mes Erdoğanit dhe Kiliçdaroğlut nga 99.87% të votave të numëruara është rreth 2,5 milionë vota në favor të presidentit aktual.

Gjatë konferencës për media, kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, Ahmet Yener, njoftoi se në zgjedhjet e 14 majit është shënuar pjesëmarrje prej 88,92 për qind, ndërsa jashtë vendit 52,69 për qind.

Burimi: TRT SHqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re