Njësitë e rojës bregdetare turke kanë shpëtuar 36 azilkërkues në brigjet e provincës Balikesir pasi varka e tyre u kthye mbrapa në ujërat territoriale turke nga autoritetet greke.

Komanda e Rojës Bregdetare njoftoi se ekipet e rojës bregdetare nxituan në zonë pasi morën informacionin se kishte një grup azilkërkuesish në një gomone pranë brigjeve të qarkut Ayvalık.

Azilkërkuesit u dërguan në Qendrën e Komandës së Rojës Bregdetare në ishullin Cunda.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për kthimin mbrapa të azilkërkuesve, duke theksuar se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, si dhe po merr masa të reja të sigurisë në kufijtë e saj për të parandaluar në mënyrë njerëzore një fluks të ri të refugjatëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re