Turqia sot ka shprehur “pikëllim të thellë” për vdekjet këtë javë në disa vende të Evropës Perëndimore për shkak të përmbytjeve të mëdha.

“Thellë i pikëlluar kur mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Gjermani”, shkroi ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu‏ në Twitter.

“Mendimet dhe simpatitë tona më të thella janë për viktimat dhe familjet e tyre”, shtoi Çavuşoğlu‏, duke përmendur emrat e homologëve të tij gjerman, belg dhe holandez, përkatësisht Heiko Maas, Sophie Wilmes dhe Sigrid Kaag.

Sot, numri i të vdekurve nga përmbytjet më të këqija të Gjermanisë në më shumë se 200 vjet shkoi në 95 dhe në Belgjikë numri u rrit në 12, ndërsa përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.

Rreth 10.000 banorëve në Maastricht u është thënë nga autoritetet holandeze të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re