Turqia mori avionin e parë luftarak të llojit F-35, në një ceremoni të mbajtur në Fort Worth të Teksasit, pak ditë pasi pati një përpjekje në Senat e Dhomë për ta bllokuar këtë shitje.

Ceremonia u ndoq nga anëtarë të delegacionit turk dhe kompanive turke, si dhe përfaqësues të kompanisë amerikane Lockheed Martin.

Në ditët e ardhshme, një tjetër aeroplan i kësaj serie do të jepet Turqi, për t’u pasuar në mars 2019 nga i treti dhe i katërti. Aeroplanët do të mbeten në SHBA deri në trajnimin e plotë të pilotëve turq, për të operuar më këtë standart.

Turqisë i është dhënë F-35-sa e parë përkundër përpjekjeve për të bllokuar shitjen e saj, tha zëvendëskryeministri Bekir Bozdag. Pas shpalljes së propozimit, kryeministri turk Binali Yildirim kritikoi vendimin e SHBA duke e quajtur atë “një zhvillim të pafat”.

Në vitin 2014, Ankaraja kërkoi zëvendësimin e e flotës së saj të dominuar nga F-4 dhe F-16.

Megjithatë, politikanët e ndryshëm amerikanë kanë vënë në dukje disa shqetësime kur bëhet fjalë për Turqinë, duke përfshirë edhe planet e saj për të blerë sisteme të avancuara ruse e mbrojtjes ajrore, marrëdhënie më të mira midis Ankarasë dhe Moskës, etj.

Fjala vjen, S-400 ruse nuk janë në përputhje me sistemet e NATO-s dhe kjo ka mërzitur disa anëtarë të Aleancës që kanë paralajmëruar Turqinë mbi pasojat e mundshme.

Ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, theksoi ditë më parë se Ankaraja do shohë të tjera variante për blerje avionësh, nëse Uashingtoni vendos të mos i japë F-35.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re