Nga: Marlind Laçi

Dje, në pritjen zyrtare midis delegacionit shqiptar dhe Presidentit Erdoğan u kuptua qartë për të zotët e mendjes se Turqia është shteti më i afërt me popullin shqiptar në rajon, por edhe më gjerë. Vizita e kryeministrit Rama qe plot temena e plot dashamirësi kryesisht, jo si shkak të asaj ideologjie korruptive e arrogance që përfaqëson ai si individ, por si pasojë e pozicionit institucional që ai përfaqëson si Kryeministër i Shqipërisë. U tregua qartësisht se Turqia është një popull dhe një shtet i cili për shqiptarët nuk ka qëllim përbuzjen, denigrimin, ofendimin dhe izolimin e shqiptarve në Shqipëri apo në botë, por ka si qëllim vetëm mbështetjen morale, politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. Nga njëra anë shikojmë nga fraksionet opozitare apo nga fanatikë e militantë partiak e fetarë një urrejtje patologjike deri në histeri, fillimisht ndaj Presidentit turk e më pas në vazhdim ndaj shtetit turk dhe ndaj traditave identitare që përfaqësojnë Islamin në përgjithësi. Këta shqiptarë zakonisht grekafonë, serbisht-folës e ca më tepër katolikocentristë të udhëhequr nga ide neofashiste e supermaciste duhet të jenë në dijeni se Turqia diplomatikisht dhe gjeopolitikisht është një gurë i rëndë garancie dhe një siguresë nevralgjike për sovranitetin e dy shteteve shqiptare të izoluara politikisht dhe ushtarakisht nga fqinjë shumë të rrezikshëm shovinistë për interesat tona kombëtare , pa harruar dhe të shkuarën historike midis dy popujve, ku vlejnë për t’u theksuar shkëmbimet politike, kulturore dhe fetare midis dy popujve gjatë përfshirjes së trojeve tona nën Shtetin Osman, si dhe shërbimin e më vonshëm historik e vëllazëror të Kryeministres turke Tansu Çiller në vitin e mbrapshtë të revolucionit filogrek më 1997, ku Berisha nën përdhunën e armëve u rrëzua dhe kur Athina kërkonte gjak shqiptari bashkë me “Shkumbin e poshtë”. Mos të lëmë pa përmendur se Turqia nuk gëzon asnjë metër tokë  shqiptare dhe kurrë nuk ka patur as edhe një pretendim territorial mbi vendin tonë. Tokat tona janë zaptuar padrejtësisht dhe sundohen dhunshëm nga Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Maqedonia. Megjithatë në luftën e Kosovës në kuadër të ndëryhyrjes së Nato-s ishin avionët turq që bombardonin Beogradin dhe ushtrinë e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç . Pika kulmore e miqësisë shqiptaro-turke duhet cilësuar gadishmëria e shtetit turk në raport me integritetin dhe njohjen e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan : Kosovës. Gjithashtu edhe deklarata garantuese e shpresëdhënëse e Presidentit Erdoğan në vizitën e vitit 2013 në Prishtinë ku u shpreh se : “Kosova është Turqi por edhe Turqia është Kosovë”. Ajo çka është më shqetësuese është fakti se si opozita shqiptare edhe pas të gjithë këtyre fakteve të palëkundshme po kthehet nga një forcë gjithëpërfshirëse në një forcë fragmentare e sektare, promovuese individësh e politikash që minimalisht 70 % të popullsisë kërkojnë ta intimidojnë me anë të gjuhës urryese të islamofobisë.
Duke kopjuar rrënjësisht të djathtën radikale perëndimore, Partia Demokratike harron se të kopjuarit dhe të implementuarit nuk buron nga konceptet djathtiste por nga konceptet e thella majtiste. Në qoftë se kjo parti e shpërfytyruar totalisht nga idealet e vitit të largët 1991 në qoftë se tashmë ka si qëllim djathtizmin apo konservatorizmin duhet t’i përshtatet rrethanave, lokalizmave dhe traditave të këtij kombi . E djathta perëndimore mbart vlera të krishtera pasi e tillë është përkatësia fetare dhe i tillë është terreni në ato vende, ndërsa e djathta shqiptare duhet të mbartë në vetvete vlera islame pasi e tillë është përkatësia fetare e shumicës së popullsisë në vendin tonë. Nga ana tjetër e prizmit i gjithë ky mllef e gjithë kjo patologji dhe e gjithë kjo arrogancë është pararojë e pjekjes së kushteve dhe rrethanave që muslimanët shqiptar të kuptojnë se asnjë krah politik si ai i djathtë dhe si ai i majtë dhe asnjë individ i përfshirë politikisht nuk i’a përmbush interesat, aspiratat dhe për më tepër nuk janë të përfaqësuar moralisht dhe denjësisht nga kjo klasë e kalbur gjeri në asht. Duhet të mësojnë se për 30 vite është nëpërkëmbur vullneti popullorë dhe është shkelur me të dy këmbët integriteti dhe dinjiteti kombëtar.

Për të mos u përsëritur historia duhet të kuptojmë se kë vërtetë kemi popull mik dhe kë kemi popull armik. Duke u referuar totalisht tek thesari më i madh i mendimit dhe intelektualizmit shqiptar, At Gjergj Fishta dhe njëkohësisht duke i dhënë përgjigje turkofobisë dhe islamofobisë histerike. Këto rreshta janë po aq reale edhe në kohën e sotme.

Por, pse na të vogjël jemi
Pse fis e vlla nuk kemi
Na sod shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
Që po do t’na përpijë të gjallë
Prandej thom se e lyp e mara
Që dhe sot na si përpara
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamun ball Nikollit..

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re