Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, ka bërë të ditur se Turqia synon të forcojë bashkëpunimin në zhvillimin e infrastrukturës në Irak.
“Hapja e një kalimi të ri kufitar tokësor midis vendeve tona dhe krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë hekurudhore është përparësi e jona”, tha Karaismailoğlu përpara takimit me homologun e tij irakian, Nasser Hussein Bandar.
Karaismailoğlu theksoi se Turqia synon të nisë projekte për të përmirësuar mirëqenien dhe cilësinë e jetës së popullit irakian.
Në takim, ministrat e dy vendeve do të diskutojnë mbi hapat e përbashkëta në fushën e autostradave, hekurudhave dhe aviacionit.
Bandar, nga ana e tij, ka theksuar se të dy vendet janë të gatshme të bashkëpunojnë në këto fusha.
Ai tha se problemet e Irakut në fushën e aviacionit do të rregullohen me ndihmën e Turqisë.