Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se vendi ka testuar me sukses Raketat Luftarake Antinëndetëse dhe Sistemin Lançues.

Në një postim në median sociale, ministria tha se anijet e stacioneve TCG Kilimli dhe TCG Karadeniz Ereğli kryen me sukses aktivitetet e testimit të qitjes në det në kuadër të Projektit të Furnizimit të Raketave Luftarake Antinëndetëse dhe Sistemit Lançues.

Po ashtu, janë shpërndarë edhe fotografi nga gjuajtja testuese e kryer në Detin e Zi.

Ndryshe, sistemi dhe raketat janë prodhuar nga industria vendase e mbrojtjes.​​​​​​​

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re