Turqia ka testuar me sukses raketën e prodhuar në mënyrë autoktone HISAR-A në provincën qendrore Aksaray, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Gjatë testit të kryer të hënën, raketat goditën me sukses dronin e synuar, shkroi ministria në Twitter.

Ministria ndau gjithashtu fotografi të sistemit raketor si dhe momentin kur raketa ngjitet në ajër.

Raketat HISAR janë armë mbrojtëse të zhvilluara për të mbrojtur bazat ushtarake, portet, objektet dhe trupat kundër kërcënimeve ajrore. Ata plotësojnë nevojat e Forcave të Armatosura Turke duke u siguruar atyre një sistem të mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët dhe të mesme.

Komponentët e raketës HISAR-A, si radari, komandimi dhe kontrolli, si dhe kontrolli i zjarrit u zhvilluan nga Aselsan. Ndërkaq, kompania Roketsan ishte përgjegjës për zhvillimin e sistemit raketor. Të dy këto kompani turke janë prodhues të pajisjeve mbrojtëse.

Sistemi i raketave është efektiv kundër sulmeve të avionëve, helikopterëve, raketave kryqëzuese, mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave tokë-ajër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re