Presidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës Turke, Ismail Demir, tha se sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme HISAR-O + ishte testuar me sukses me një goditje të drejtpërdrejtë në lartësinë dhe distancën maksimale të shënjestrës.

“Pas dorëzimit të sistemit HISAR-O +, u bënë një seri provash, dhe në lëshimin e fundit të predhës nga ky sistem, një shënjestër lëvizëse u godit drejtpërdrejt në ajër në distancën më të gjatë dhe lartësinë maksimale në terma të testimit në vendin tonë. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt, të udhëhequr nga kompanitë partnere Aselsan dhe Roketsan”, tha Demir në një postim përmes rrjetit social Twitter.

Sistemi i përmendur, që Turqia ka zhvilluar në kapacitetin e saj të brendshëm, do të përdoret në domenin e nevojave të Turqisë për mbrojtjen ajrore.

Sistemi, i zhvilluar nga kompanitë turke Aselsan dhe Roketsan, do të jetë në përdorim për të mbrojtur objektet e rëndësishme dhe njësitë ushtarake të stacionuara.

Sistemi synon të shkatërrojë kërcënime të tilla si aeroplanë me krah fiks dhe me rotacion, raketa lundrimi, mjete ajrore pa pilot dhe raketa ajër në sipërfaqe, në të gjitha kushtet e motit.

Sistemi HISAR-O + ka aftësinë për të zbuluar dhe klasifikuar objektivat, si dhe aftësinë për të diagnostikuar kërcënimet dhe për të monitoruar dhe kontrolluar lëshimin e raketave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re