Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin e Danimarkës në Ankara, Danny Annan, për dhënien e lejes për djegien e Kuranit para ambasadës së Turqisë në Kopenhag.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadorit të thirrur në Ministrinë e Jashtme, i është theksuar se Turqia dënon në mënyrën më të fuqishme lejimin e aktit provokues ndaj Kuranit, i cili është qartazi në cilësinë e krimit të urrejtjes.

Ambasadorit iu përcoll se ky qëndrim i Danimarkës është i papranueshëm si dhe iu theksua se pritet që të mos jepet leje ndaj veprimit në fjalë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re