Qytetarët norvegjezë do të lejohen të hyjnë në Turqi vetëm me kartat e tyre të identitetit kombëtar për një periudhë “të përkohshme”, tha të premten Ministria e Jashtme turke.

Vendimi është marrë “për t’u mundësuar qytetarëve norvegjezë që të vizitojnë Turqinë gjatë sezonit turistik 2022”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Tanju Bilgic.

Marrëveshja është bërë “me kërkesë të sektorit turk të turizmit” sepse “qytetarët norvegjezë nuk janë në gjendje të rinovojnë pasaportat e tyre për shkak të krizës globale të vazhdueshme të çipave”, thuhet në deklaratë.

“Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje të përkohshme, qytetarët norvegjezë do të lejohen të udhëtojnë në Turqi me kartat e tyre të identitetit biometrike, që përmbajnë të dhënat e tyre personale, për një periudhë të përkohshme prej gjashtë muajsh e gjysmë”, shtoi ai.

Zëdhënësi sqaroi gjithashtu se “asnjë marrëveshje nuk u nënshkrua” gjatë vizitës së Ministres së Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt në Turqi këtë javë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re