Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka konfirmuar se Gjermania dhe Holanda do të pranojnë pjesëtarët e kapur të ISIS-it, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre që kanë shtetësinë e këtyre vendeve.

Soylu tha se Turqia po i rikthen pa dallim pjesëtarët e organizatës, pavarësisht se vendet e tyre nuk po tregojnë vullnet për t’i pranuar.

“Neve nuk na intereson kush na mbështetë e kush jo. Ne kemi ne politikën tonë dhe e zbatojmë atë pa tolerime. Ato shtete që nuk pranojnë të deportuarit bëjnë mirë të kuptojnë pasojat”, theksoi Soylu.

“Do të doja të shpreh falënderimet e mia për dy vende, Gjermaninë dhe Holandën”, shtoi Soylu duke konfirmuar se vetëm këto dy vende janë dakorduar për të marrë nën gjykim shtetasit e tyre.

Tashmë është e ditur se Franca është kundër deportimit të shtetasve të saj, të cilët janë të shumtë në numër, dhe prin me llogaritë në Evropë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re