Skip to content

Turqia vijon armatosjen “gjer në dhëmbë” të Kosovës

b3aad742 2af1 4a34 9479 a5e1e92ad6be

Kosova mori një dërgesë të re të sistemeve raketash antitank OMTAS nga Turqia të martën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

612100378 122286851228011792 352342203442548591 n

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se sistemi raketash antitank u kontraktua me prodhuesin shtetëror turk të armëve Roketsan në dhjetor 2023.

“Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.610909738 122286851366011792 7096449309706507068 n

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, shkroi Maqedonci.

Në vitet e fundit, Kosova ka intensifikuar modernizimin e kapaciteteve të saj të sigurisë, me mbështetjen e vendeve partnere, përfshirë Turqinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

612550309 122286851408011792 3225508070561470760 n

Është një lloj armatosje që ka shqetësuar fort Serbinë, jo se  druhet një sulmi nga Kosova, por se nuk mund të bëjë më me Kosovën atë që ka bërë dikur. /tesheshi.com/