Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me hidrocentralet që kanë ndërtuar gjatë qeverisjes së tyre, kanë arritur ta çojnë Turqinë në një dimension shumë të ndryshëm në këtë fushë.

Presidenti Erdoğan, nga llogaria e tij në median sociale bëri një postim lidhur me kapacitetin hidroelektrik të Turqisë.

“Me centralet hidroelektrike që kemi ndërtuar gjatë qeverisjes së tonë kemi arritur ta çojmë Turqinë në një dimension shumë, shumë të ndryshëm në këtë fushë. Investimet tona edhe pas kësaj do të vazhdojnë pa ndërprerë shpejtësinë. Shpresojmë që vendin tonë do ta përparojmë edhe më tej në energji. Na besoni”, ka deklaruar Erdoğan, duke shtuar se Turqia ndodhet në mesin e 10 vendeve të para në kapacitetin hidroelektrik.

Presidenti Erdoğan, theksoi se Turqia ka 735 hidrocentrale me një kapacitet 31.436 megavat të instaluar dhe se pjesa hidroelektrike përbën 20,1 për qind të prodhimit total të elektricitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re