Turqit azerbajxhanas që jetojnë në Britani të Madhe protestuan kundër bombardimeve të ndërmarra kohët e fundit nga Armenia ndaj vendbanimeve civile në Azerbjaxhan dhe pushtimin armen në Malësinë e Karabakut.

Rreth 200 persona që u mblodhën para selisë së organizatës “Amnesty Internetional” në Londër, protestuan kundër pushtimit dhe sulmeve të fundit të Armenisë në Malësinë e Karabakut dhe dhanë mesazh në mbështetje të ushtrisë së Azerbajxhanit.

Protestuesit me flamuj të Turqisë dhe Azerbajxhanit në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Karabaku është i Azerbajxhanit”, “Drejtësi për Khojaly”, “Mos i besoni Armenisë” si dhe hodhën sloganet “Karabaku është i Azerbajxhanit”, “Në Ganja po masakrohen civilë”, “Drejtësi për Khojaly” dhe “Armenia terroriste”.

Şahin Valisoy, i cili ka folur në emër të protestuesve tha se Armenia po masakron civilët duke kryer sulme ndaj vendbanimeve civile ku si pasojë e sulmeve shumë fëmijë kanë mbetur jetimë.

“Të gjithë turqit azerbajxhanas janë mbledhur kundër sulmeve”, tha Valisoy, i cili vuri në dukje se territoret azerbjaxhanese të pushtuara nga Armenia do të çlirohen. Ai më tej përcolli mesazhe mbështetëse për ushtrinë e Azerbajxhanit e cila lufton kundër Armenisë.

Ushtria e Azerbajxhanit më 27 shtator filloi kundërsulmin pasi ushtria armene hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile. Ushtria armene e cila humbi pozicionet e saj, vazhdoi sulmet artilerike dhe raketore ndaj njësive të vendanimeve civile të Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim të mbajtur në Moskë morën vendimin për një “armëpushim” humanitar duke filluar që nga ora 12:00 të 10 tetorit me qëllimin për shkëmbimin e morteve dhe pengjeve në Malësinë e Karabakut.

Ushtria armene, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi sulmoi me raketa qytetin Ganja të Azerbajxhanit ku si pasojë humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re