Cemil (73 vjeç) dhe Kiymet Birtane (70 vjeç), që sot jetojnë në Kirklareli të Turqisë, u persekutuan vazhdimisht me arsyetimin se ata kundërshtuan politikat e Bullgarisë në vitin 1985.

Cemil Birtane, i cili nuk iu bind presionit, në fillim u burgos dhe më pas u internua në rajone të tjera të Bullgarisë. Përkundër lajmit që mori ndërsa ishte në burg se gruaja e tij “kishte vdekur”, çifti Birtane vazhdoi të rezistojë. Në fund të vitit 1989 çifti u dëbua nga Bullgaria dhe u soll në Turqi me udhëzim të presidentit të atëhershëm, Turgut Ozal. Ata u vendosën në shtëpitë e caktuara nga shteti për ata në Kirklareli dhe pasi punuan për shumë vite në statusin e punëtorit dolën në pension. Pranverën e dytë të jetës çifti e vazhdoi në atdheun mëmë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke lexuar libra. Kohë pas kohe ata shikojnë fotot e rinisë së tyre dhe kujtojnë çfarë kanë hequr në të kaluarën.

“Jemi përballur me shumë tortura, persekutim e presion”

Cemil Birtane i tha korrespondentit të agjencisë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) se ata kanë qenë viktima të politikës së asimilimit. Birtane tregon se ai ishte dërguar në Burgun e Belenes, ku mbaheshin turqit dhe myslimanët që ishin kundër fushatës së asimilimit, që filloi më 16 shkurt 1985, sepse edhe ai ishte kundër asimilimit të detyruar.

“Për 1 vite e 4 muaj sa qëndrova në Burgun e Belenes, ku u përballa me tortura, dajak, keqtrajtim dhe persekutim. Më vonë bashkë me 80 shokë të tjerë nga dërguan në një burg tjetër. Pasi qëndrova për një vit atje, unë u internova në fshatra të ndryshëm të Bullgarisë. Unë u lirova pas 4 vitesh dhe 6 muajsh”,- rrëfen ai.

Birtane tha se ata nuk mund ta harrojnë kurrë persekutimin që kishin duruar, duke theksuar se kishin kaluar ditë shume të vështira. Birtane tha më tej se kur ai ishte dërguar në Burgun e Belenes, gruas dhe familjes së tij nuk i kishin dhënë as informacionin më të vogël mbi fatin e tij.

“Rrobat e mia i kishin dërguar në shtëpinë time dhe gruas i kishin thënë që unë kisha vdekur, kështu që të më kërkonte më ua. Shumë faleminderit Zotit u lirova pas 4 vite e 6 muaj dhe Bullgaria më depërtoi”, rrëfen Cemil Birtane.

Birtane tha se ata vazhduan ta kundërshtonin fushatën asimiluese edhe në burg dhe kishin hyrë në grevë urie bashkë me shokët e tjerë pavarësisht çdo presioni. Ata gjithashtu kishin hequr dhe flakur tutje emrat bullgarë që kishin varur në krevatet e tyre. Përpjekja jonë vazhdoi edhe gjatë viteve të internimit, shton ai.

“Kur isha në internim unë u dërgova një letër sekrete në një kuti shkrepëseje skuadrave turke pjesëmarrëse në garën me makina. Arsyeja e dërgimit të një letre të fshehtë ishte përmes Turqisë t’i tregoja të gjithë botës për vuajtjet dhe shtypjen tonë. Dhe letra u transmetua gjithashtu në radion “Zëri i Turqisë”. Përpjekja jonë vazhdoi. Ne vuajtëm shumë nga torturat, persekutimet dhe presionet. Na morën në hetuesi, na rrahën, na lanë pa bukë e ujë. Na lanë me një batanije në mot të ftohtë. Nevojat për tualet i plotësonim me kovë. Dhe kjo torturë vazhdoi gjatë gjithë kohës”, kujton Xhemili nga ajo kohë.

Birtane sqaron se pas këtij procesi atë dhe familjen e tij deshën ta dërgonin në Austri ose Suedi, por ata nuk e pranuan këtë propozim dhe u strehuan në ambasadën turke në Beograd të ish-Jugosllavisë.

“Ambasada turke na dërgoi në një kamp refugjatësh për një javë. Pastaj, falë Zotit erdhëm në atdheun mëmë. Lum ata që thonë, unë jam turk. Unë jam shumë i lumtur që kemi ardhur në Turqi. Ne jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në mëmëdheun tonë, që kemi shpëtuar nga ky persekutim dhe kjo shtypje,” tha Birtane.

Duke vënë në dukje se ai ishte marrë shumë herë në hetuesi nga policia bullgare sepse ai ishte një turk, Birtane e vazhdoi si më poshtë rrëfimin e tij:

“Unë provova gjithçka për të ardhur në Turqi. Unë madje tentova të arratisem nga kufiri. Unë desha të jetoj si një turk si në jetën time shkollore, ashtu edhe në jetën time civile. Së fundmi në Bullgari u përndoqa për deklaratat e mia në lidhje me politikën e ndryshimit të emrave. Kam qenë nën një presion të madh për shkak të politikës së ndryshimit të emrave. “Unë nuk e pranova emrin bullgar. Arsyeja që u internova ishte sepse u thashë atyre në fytyrë që unë isha turk. Jam rrahur e torturuar aq sa nuk ua pret mendja”,- thotë ai.

“Ishin ditë shumë të keqe, nuk dua as t’i kujtoj”

Kurse bashkëshortja, Kiymet Birtane tha se ata kishin arritur në atdheun e tyre mëmë pas ditëve të vështira që kishin kaluar dhe se këtu ndjehen shumë të lumtur. Birtane tha se dyert e shtëpive të tyre ishin shkruar emra bullgarë gjatë viteve kur burri i saj mbahej në burg dhe se ajo ishte marrë në pyetje nga policia sepse i kishte hequr emrat bullgarë. Ajo tregon edhe për momentin ku i thanë se burri i saj kishte vdekur në burg. “Dridhesha, u shtanga në vend kur e dëgjova. Por më vonë mësova që ishte gjallë. Kur më lejuan shkova për takuar për herë të parë, njëri-tjetrin e shikonim nga xhami. Ishin ditë shumë të këqija, madje as që dua t’i kujtoj”, shprehet ajo.

“Çfarëdo që na thanë, ne nuk hoqëm dorë nga të qenurit turq”

As Sükrü Korkmaz, i cili emigroi në Turqi 32 vjet më parë nga Bullgaria dhe sot jeton në Edirne, nuk mundi t’i harrojë vuajtjet që përjetoi në atë kohë dhe 1,5 vitet që kaloi në Kampin Belene. Korkmaz erdhi në Turqi me migrimin e detyruar në vitin 1989. Ai nuk i mban dot lotët ndërsa rrëfen për korrespondentin e AA-së vështirësitë dhe shpërnguljen e asaj kohe në Bullgari.

Korkmaz tha se kushdo që nuk hiqte dorë nga të qenurit “turk” në Bullgari u detyrua të migronte dhe gjatë shpërnguljeve dhe mërgimit ata ishin përballur me dhunë fizike dhe psikologjike. Duke theksuar se periudhën më të vështira të jetës me gruan dhe fëmijën e tij e kishte kaluar në Bullgari dhe veçanërisht ai nuk mund të harrojë ato që ka përjetoi në Kampin Belene, Korkmaz tha:

“Çfarëdo që ata thoshin, ne nuk hoqëm dorë nga të qenurit turq. Ata u përpoqën të na mashtronin duke na thënë: “Ju jeni biondë, ju e dini mirë bullgarishten; osmanët ju detyruan të pranoni islamin dhe të bëheni turq”. Qindra njerëz si unë nuk e pranuan këtë. Ata na çuan në Kampin Belene. Në këtë kamp unë kam qëndruar për 1,5 vjet. Ata na mbyllën të gjithëve në një vend. Ushqimi ishte shumë i keq, kokat e peshqve notonin brenda në supë. Rrobat që kishim në trup nuk mund t’i ndërronim për muaj të tërë. Kishim zënë morra. Vinim erë. Ishim nën presion psikologjik dhe verbal për muaj me radhë. Ata më lejuan të takoja familjen time një herë në 6 muaj. Ne u pamë vetëm përmes dritares. Këto ishin ditë shumë të këqija. Falënderimi i takon Allahut, që të gjitha këto ditë kanë mbetur tani në të kaluarën”.

Duke shpjeguar se ai torturohej herë pas here në Kampin Belene në Bullgari, Korkmaz tërhoqi vëmendjen për faktin se shumë familje ishin copëtuar gjatë migrimit të detyruar. Ai tha se ishte shumë i lumtur që jeton në Turqi, vatanin e tij. Korkmaz tha se nuk kishte nevojë për asgjë; kishte punuar shumë dhe sot ai kishte gjithçka.

“Allahu e bekoftë vendin tonë,” tha Korkmaz, duke theksuar se ishte krenar për vendin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re