Unioni i Demokratëve Turq Evropianë (UETD) organizoi në qytetin Salzgitter, të provincës së Saksonisë së Poshtme në Gjermani, Mitingun “Uniteti, Solidariteti dhe Vëllazëria”.

Mitingu u zhvillua në sheshin e qytetit dhe filloi me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve.

Pastaj u mbajt qëndrim nderi dhe u bënë lutje për dëshmorët.

Me mijëra pjesëmarrës në miting mbanin në duar flamurin turk, balona me gjysmëhënën dhe yllin (simbolet e flamurit turk) dhe pankarta ku shkruhej: “Turqit dhe kurdët janë vëllezër”, “Mallkuar qoftë terrori”, “YPG/PYD/PKK, DAESH dhe derivatet e këtyre janë organizata terroriste”.

Në fjalimet që u mbajtën në miting u theksua se Operacioni “Dega e Ullirit”, që organizohet kundër strukturave terroriste në zonën Afrin të Sirisë është një e drejtë legjitime e Turqisë.

Kryetari i Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD), Zafer Sarikaya fjalimin e filloi duke evokuar dëshmorët, dhe e vijoi duke thënë se populli turk, i cili në të kaluarën ka mirëpritur njerëzit e përballur me gjenocide, luftëra dhe fatkeqësi, sot i ka hapur zemrat për miliona të vuajtur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re