Nga sot, trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia, me një mandat një vjeçar.

 

Ndërrimi i komandës së KFOR-it është zhvilluar sot me një ceremoni të posaçme në Prishtinë ku morën pjesë zyrtarë të lartë të NATO-s dhe qeverisë së Kosovës.

 

Ky ndryshim në komandën e KFOR-it vjen në një kohë kritike pas sulmit terrorist ndaj Kosovës, ku si pasojë, të dielën e 24 shtatorit humbi jetën oficeri i policis Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

 

Pas këtyre ngjarjeve, NATO ka rritur edhe më shumë pranine e saj në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re