Skip to content

Turqit “përçajnë” republikanët: Trump, kundër Senatit për genocidin ndaj armëneve

8ce45410 186c 11ea 95ff 179b0f3f25f1

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus tha se ky institucion nuk ishte dakord me miratimin e një rezolute në Senatin Amerikan që njeh ngjarjet armene të vitit 1915 si “genocid” dhe se qëndrimi i Departamentit të Shtetit për këtë çështje nuk kishte ndryshuar.

“Pozicioni i administratës (në lidhje me ngjarjet e vitit 1915) nuk ka ndryshuar. Mendimi ynë për këtë çështje pasqyrohet përmes një deklarate të Presidentit Donald Donald prillin e kaluar”, thuhet në deklaratë.

Në një deklarim të shkruar në përvjetorin e ngjarjeve armene në 1915, Trump përdori termin “katastrofë e madhe” më 24 prill, por nuk konfirmoi pretendimet për “genocid”.

Senati i udhëhequr nga republikanët (Dhoma e Epërme) e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë të enjten duke njohur ngjarjet me armenët në fillim të shekullit të 20-të si “genocid”. E kjo në kurriz të Turqisë. Kjo e fundit e kundërshton ashpër këtë cilësim, duke treguar gadishmëri për ngritjen e një komisioni me historianë të paanshëm, për të nxjerrë të vërtetën e atyre ngjarjeve.