Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi që ndodhi sot në provincën lindore Ağrı të Turqisë.

Autobusi i pasagjerëve i linjës Van-Ağrı përplasi dy kamionë të cilët pak para kësaj ishin përplasur në rrugën në rrethin Tutak.

Pas përplasjes, autobusi është përmbysur dhe ka marrë flakë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe xhandarmërie.

Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në autobus, në të cilin ndodheshin 21 persona.

Policia njoftoi se në vendngjarje kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.

Qarkullimi në rrugën Van-Ağrı është i bllokuar, ndërsa janë duke u kryer hetime në vendin e aksidentit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re