Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk në një postim të tijin në Twitter ka çelur dritën jeshile për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

“Besoj se ka vetëm një vendim dhe çështja nuk është nëse, por kur”, shkruan ai në postimin e tij duke i sugjeruar KiE vijimin e bisedimeve mes unionit dhe 2 vendeve të Ballkanit sipas rekomandimeve të KE-së.

Kreu i Këshillit të Evropës, ku dhe do të merret vendimi final për çeljen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duket mëse optimist për vijimin e procesit të integrimit të 2 vendeve duke ushtruar dhe njëfarë ‘presioni’ ndaj vendeve anëtare për të vendosur një datë finale për hapin e radhës, çeljen e negociatave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re