Një autokolonë amerikane e automjeteve ushtarake dhe disa depozita karburanti hynë në provincat siriane të Hasakah dhe Deir Ezzor në verilindje të vendit, raportoi televizioni sirian.

Sipas raportit, të paktën 45 automjete të blinduara dhe kamionë me municion hynë në Siri, raporton TASS.

Televizioni sirian shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë rritur dukshëm praninë e tyre ushtarake në Siri që nga fillimi i këtij viti.

Që nga viti 2015, SHBA-të kanë hapur nëntë baza ushtarake në verilindje të Sirisë, katër prej të cilave nuk janë larg fushave të naftës në provincën e Deir Ezzor, ndërsa pesë janë në provincën fqinje të Hasakah.

Në tetor të vitit të kaluar, 5,000 ushtarë të tjerë amerikanë u dërguan në Siri, detyra e të cilëve është të ndihmojnë Forcat Demokratike Siriane të drejtuara nga kurdët për të luftuar kundër ISIS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re