Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një intervistë për “Panorama TV” tha se qeveria duhet të ndërmarrë një reformë të thellë në financat publike.

Sipas tij duhet të ndryshohet norma e TVSH, pasi siç sqaroi ai nuk është normale që TVSH për miellin të jetë njësoj si për një Ferrari, apo TVSH për orizin të jetë njësoj me TVSH për floririn.

Rritja e pagave dhe rrogës minimale-u shpreh Bushati- ishte një hap i duhur, por duhet të ndiqet nga shumë hapa të tjera.

“Qeveria duhet të ndërmarrë disa reforma, duhet të ketë një reformë në financat publike, duhet të ndryshoje norma e TVSH për mallrat e shportës. Duhet të ketë TVSH të diferencuar, nuk është normale që TVSH për orizin të jetë si TVSH për floririn, TVSH për miellin është njësoj si për një Ferrari. Duhet diferencuar. Pra ka ardhur koha për një reforme financiare.

Nuk mund të takohet njësoj një gazetar i suksesshëm nëse merr një shumë deri në 23 % dhe një korporatë apo biznes që ka pozita monopoli të takohet 15% dhe pastaj të paguajë 8% për dividentin. Duhet të rritet tatim-fitimi, për kompanitë duhet të shkojë deri në 23%, përderisa është për disa intelektualë që punojnë me dijet e tyre 23% edhe për kompanitë e mëdhaja duhet të shkojë kaq.

Rritja e pagave dhe rrogës minimale ishte një hap i duhur, por duhet të ndiqet nga shumë hapa të tjera për të vazhduar me reformat në financat publike me luftën kundër krimit të organizuar, e cila duhet të kalojë në një nivel tjetër”, sqaroi ndër të tjera Bushati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re