Gjatë kohës së pandemisë të gjithë ata që kanë pasur mundësi kanë punuar nga shtëpia. Ndërsa tani situata është duke u stabilizuar dhe shumica e njerëzve janë rikthyer në punë. Mirëpo, Twitter-i ende nuk i ka hapur zyrat dhe ka lajmëruar punonjësit se mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë, edhe pas gjendjes së pandemisë, nëse dëshirojnë.

Kompania tha se ishte “një ndër të parat kompani që ndoqi modelin e punës nga shtëpia për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, por nuk e ka me ngut rikthimin e punonjësve në zyrë.”

Kompania shtoi gjithashtu se nëse punonjësit kanë një rol dhe pozicion që i lejon të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të punojnë nga shtëpia, atëherë janë të lirë ta bëjnë.

Twitter nuk mendon se mund t’i hapë zyrat para shtatorit. Kur zyrat të hapen do të jetë një hapje e kujdesshme dhe graduale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re