Rrjeti social “Twitter Inc.” u ndërpre për mijëra përdorues në të gjithë globin të enjten, ndërprerja e parë e tillë që nga muaji shkurt, sipas faqes së internetit të gjurmimit “Downdetector.com.”

 

Ka pasur më shumë se 27,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me Twitter në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit. Përdoruesit në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Brazilin dhe Italinë gjithashtu raportuan se Twitter nuk funksiononte.

 

Individët që tentonin të përdornin platformën e mediave sociale u përballën me një mesazh që thoshte “Tweet-et nuk po ngarkohen tani. Provo përsëri.”

 

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

 

Twitter në shkurt pësoi një ndërprerje që pezulloi shërbimet për disa mijëra përdorues të tij. Më vonë, ajo tha se rregulloi një defekt softuerësh në faqen e saj të mikro-blogimit.

 

Ndërprerja vjen disa ditë pasi Twitter paditi CEO-n e Tesla-s, Elon Musk për shkeljen e marrëveshjes prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

 

Twitter i kërkoi një gjykate në Delaware që të urdhëronte personin më të pasur në botë që të përfundonte blerjen prej 54 eurosh për aksion të Twitter-it.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re