Twitter mbylli disa profile këtë javë që synonin të transmetonin mesazhe nga ish-Presidenti Donald Trump, tw cilat u niswn nga platforma e tij e preferuar përgjithmonë në janar.

Rrjeti social konfirmoi të enjten se ndërhyri kundër profileve pas njoftimeve në mediat amerikane për ato profile që morën postimet nga blogu i miliarderit republikan të quajtur “Nga tavolina e Donald Trump”.

Ish-presidenti u përjashtua nga Twitter në fillim të këtij viti për inkurajimin e mbështetësve për të pushtuar Capitol-in.

“Siç kërkohet nga politika jonë për përpjekjet për të anashkaluar ndalimin, ne kemi miratuar masa kundër profileve qëllimi i dukshëm i të cilave ishte të zëvendësonin dhe promovonin përmbajtje në lidhje me profilin e ndaluar”, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë.

Platforma së pari mbylli përkohësisht profilin e ish-presidentit, dhe pastaj zgjati përgjithmonë sanksionin.

Jack Dorsey, themeluesi dhe pronari i Twitter, mbrojti veten në profilin e tij. Sipas tij, ky është një vendim “i mirë” që ende do të thotë “humbje në promovimin e komunikimit të shëndetshëm”.

Shumica e rrjeteve kryesore sociale kanë miratuar masa të ngjashme, por ende nuk kanë vendosur nëse ato janë të përkohshme apo përfundimtare.

YouTube (Google) ka thënë se pret që rreziku i dhunës të ulet.

Facebook ia la vendimin bordit të tij mbikëqyrës, por organi i sapoformuar ia ktheu topin kompanisë duke e nxitur atë të vendoste për gjashtë muaj nëse Donald Trump mund të kthehej në rrjet dhe kur.

Para ndalimit, Donald Trump kishte pothuajse 89 milion ndjekës në Twitter, 35 milion në Facebook dhe 24 milion në Instagram.

Në faqen e tij të internetit, ai vazhdon të pretendojë, pa asnjë provë, se zgjedhjet e tij ishin “vjedhur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re