Rrjeti social me qendër në SHBA, Twitter, mbylli llogarinë e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Teksa nuk ka asnjë informacion lidhur me arsyen e mbylljes së llogarisë të ministrit Bayramov, mbi llogari paraqitet shkrimi “Llogaria është mbyllur. Twitter mbyll llogaritë që nuk zbatojnë rregullat”.

Mendohet se shkak për mbylljen e llogarisë së Bayramov mund të jenë disa postime të kryera lidhur me konfliktet e përjetuara kohët e fundit me Armeninë.

Ushtria e Azerbajxhanit, në operacionin që filloi me 27 shtator kundër sulmeve të Armenisë, ka çliruar nga pushtimi armen qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza si dhe rreth 200 fshatra dhe disa lartësira strategjike në Malësinë e Karabakut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re