Twitter është duke zhvilluar një funksion me të cilin përdoruesit mund të fshehin replikat ndaj cicërimave të tyre. Funksioni i ri quhet “Hide Tweet” dhe në vend që të bllokojë cicërimat i fsheh ato për sytë e publikut. Përdoruesit e tjerë më pas mund të klikojnë butonin “View Hidden Tweets” për ti parë cicërimat e fshehura.
Menaxherja e produktit pranë Twitter konfirmoi në rrjetin social funksionet e reja “Hide Tweet” dhe “View Hidden Tweets.” Megjithatë përdoruesit ngritën shqetësimin nëse mund të abuzohet me funksionin e ri. Kështu përdoruesit mund të ndalojnë debatin e në rastin më të keq një politikan mund të bllokojë qytetarët dhe njerëzit që i komentojnë.
Megjithatë Michelle Yasmeen Haq tha se funksioni i ri është më tepër moderim sesa mjet bllokimi. Përdoruesit do të mund të raportojnë kur cicërimat e tyre bëhen të fshehta nga personi që e ka postuar atë thjeshtë se shprehin një mendim të kundërt.
Haq tha se funksionet e reja pritet të testohen publikisht në muajt e ardhshëm. Rrjeti social prej kohësh i bënte cicërimat të fshehta nëse sistemi automatikisht gjente cicërima të dyshimta ose postuar nga llogari bot. Kompania ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të pastruar platformën nga abuzimi dhe ngacmimet e koordinuara online.
Një tjetër funksion që thuhet se është në testim është ai i editimit të cicërimave brenda 30 sekondash nga publikimi duke mbajtur njëkohësisht cicërimën origjinal publikisht të shikueshme. /