Twitter dyfishoi limitin e karaktereve për cicërimat ditën e djeshme duke u ofruar përdoruesve më shumë hapësirë për kuptim dhe emocion.
 
“Ky është një ndryshim i vogël por një hap i madh për ne. Limiti prej 140 karakteresh ishte një zgjedhje arbitrare bazuar në limitin prej 160 karakteresh të SMS-ve,” tha shefi ekzekutiv Jack Dorsey.
 
Vendimi është motivuar nga një hulumtim i kryer nga rrjeti social ku tregonte se përdoruesit mund të dyfishonin sasinë e informacionit për karaktere në gjuhët Japoneze, Koreane dhe Kineze ndryshe nga ajo Angleze, Spanjolle dhe Portugeze.
 
 
“Sipas kërkimeve tona, limiti i karaktereve është një prej shkaktarëve kryesorë të irritimit të atyre që publikojnë cicërima në Anglisht po jo në Japonisht,” tha menaxherja e produktit Aliza Rosen.
 
Sipas ekipit të Twitter, vetëm 0.4% e cicërimave në gjuhën Japoneze kalonin limitin ndërsa 9% në gjuhën Anlgeze.
 
Sipas Rosen, ca përdorues kanë një qasje emocionale ndaj 140 karaktereve dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë.
 
 
Aktualisht rrjeti social po teston ndryshimin me një numër të vogël përdoruesish përpara se ta sjellë për 328 milion përdoruesit e tij.
 
Ndryshimi si gjithnjë polarizoi përdoruesit ku ca argumentonin se kompania duhej tu jepte prioritet mjeteve të editimit apo përmbajtjeve ultra nacionaliste në platformë.
 
Për të tjerët ishte në fokus deklarate Trump i cili publikoi një cicërimë të fundit të cilën Koreja e Veriut e konsideroi si deklaratë lufte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re