Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin Twitter (@realdonaldtrump), ishte caktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili u caktivizua për 11 minuta e pastaj është rihapur, njofton Twitter.
 
Ata që kanë hyrë në faqen e zotit Trump për një periudhë të shkurtër e kanë parë vetëm mesazhim “shprehim keqardhje, por kjo faqe nuk ekziston”, – shkruan REL.
 
Kompania tha se po zhvillohen hetime të brendshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë “që kjo të mos ndodhë përsëri”.
 
Presidenti Trump është aktiv në rrjetin Twitter, ku i ka 41.7 milionë mbështetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re