Twitter, më në fund pas n jë kohë të gjatë të paralahjmëruar për ndryshime ka bërë të mundur krijimin e faqes së re për të gjithë përdoruesit.  Gjatë kësaj kohe, është thënë se përdoruesit mund t’i ndryshojnë disa gjërat vet, ndërsa tani është thënë se gjithçka mbetet ashtu si është krijuar.

 

Zëdhënësi i Twitter ka bërë të ditur, se nuk do të ketë përditësime as në komentet e postuara, ashtu si u tha më herët, derisa ndryshimet e bëra marrin disa ditë derisa të shfaqen te të gjithë.

 

Shumë gjëra nuk janë në hapësirat ku ishin më parë, ndërsa janë lëvizur pozitat e postimeve të miqve, njoftimeve dhe mesazheve direkte. Tashmë shiriti i postimeve trendi, është në pjesën e majtë, derisa Moment është larguar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re