Kryebashkiaku Dritan Leli ka reaguar për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë duke thënë se situata po shkon drejt përmirsimit dhe se bëhet fjalë për një incident.

Leli në deklaratë për shtyp u shpreh se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se të gjithë sektorët vartës të Bashkisë po punojnë për normalizimin e situatës.

Ai nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak për shtyrjen e cështjes lidhur me shtimin e fuqisë punëtore për landfillin e Sherishtës 3 ditë më parë.

Kujtojmë se zjarri kishte shkaktuar tym në të gjithë lagjen dhe banorët u shprehën mjaft të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe situatën kaotike të krjuar në zonë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re