Senca e djeshme parlamentare zgjati vetëm 17 minuata, pasi opozita vijoi me aksionin e saj ërp të mos lejuar Parlamentin të punojë normalisht.

 

Ishin deputetët e “Rithemelimit”, ata të cilët hodhën flakadnë dhe tymuese në sallë, madje Flamur Noka i vuri zjarrin disa letrave që ndodheshin nëpër tavoliat e deputetëve.

 

Edhe pse kryeparlamentarja Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca, Noka vijoi me skenarin.

 

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile do të vazhdojë.

 

Berisha: Dy momente mund të theksoj. Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit. Ky është grusht shteti brenda shtetit. Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.

 

Sipas Berishës, mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit.

 

Berisha: Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente. Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama./viziopnplus.tv

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re