Çështja e Presidentit mbetet edhe pas disa javësh ende më e diskutuara.

 

Kanë mbetur edhe dy raunde, pas ezaurimit të tre të parëve dhe duket se maxhoranca do të vijojë e vetme me prcedurat.

 

Deputeti socialist për Qarkun e Fierit, Petro Koçi është shprehur optimist në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit deri në raundin e katërt.

 

 

I ftuar këtë të hënë në edicionin e lajmeve në ‘Vizion Plus’, Koçi tha se opozitës iu dhanë shanse të barabarta për të propozuar emra të denjë për President.

 

“ Marrëveshjet janë vetëm reskpekt procedure, PS ka qenë e hapur, kemi dhënë shanse të barabarta për këdo që synonte të bënte propozim të përshtatshëm por emra duhet të kenë edhe mbështetjne me firma të deputetëve. Deri tani kjo provë nuk u dha.

 

Megjithatë edhe në raundin e katëtrt opozita mund të bëjë propozime por sidoqoftë ne jemi të vendosur për ta zgjedhur presidentin edhe pse jo deri në raundin e katërt.”- tha Koçi.

 

Petro Koçi shtoi se nëse i gjithë ky process do të ishte teatër, do të ishte i organizuar nga vetë opoizta.

 

Deputeti socialist i FIerit theksoi edhe problematikat që Partia Demoktratike ka brenda saj.

 

“Nëse do të ishte teatër do të ishte i organizuar nga opozita por nuk e besoj. Opozika ka vështirësi brenda saj. Sidoqoftë PD është e ndarë në dy pjesë dhe secila nga palët, nëse do të përfshihej në proces do të akuzohej si tradhëtare nga pala tjetër. 

Besoj se do të kemi një President ose Presidente por kësaj rradhe maxhoranca ka të drjetën e plotë për të zgjedhur pastaj do të shpohim nëse do të ketë mbështetje nga opozita dhe shpresojmë të mbështetet nga të gjithë.”- përfundoi Koçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re