Pas më shumë se dy ditësh në luftë me flakët, pamundësia për t’i shuar nga toka, ka bërë që në Vlorë të mbërrijë edhe një helikopter i emergjencave civile, i cili po bën të mundur neutralizimin e flakëve në fushën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji”.
Situata vijon të mbetet kritike, sidomos për faktin pasi bëhet fjalë për një zonë rreth 15 km katror, e po ashtu mungojnë mjetet e duhura për të shuar flakët.
Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, pranoi se situata ka qenë shumë e vështirë, pavarësisht mbërritjes në Vlorë të mjeteve nga ministria e Mbrojtjes.
Megjithëse ngjarja është një kronikë e paralajmëruar, Dredha thotë se zgjidhja e këtij problemi njëherë e mire është peng i disa pengesave ligjore.
ERMAL DREDHA
KRYETAR I BASHKISE VLORE
Zgjidhja afatgjatë është që vendoset ne funskion landfilli që është në sherishtë, problemi është që ka disa pengesa ligjore atje, derisa të arrijmë një emerus të përbashkët sepse svaret vetem nga ne.
Ndër të tjera, kryetari i bashkisë Vlorë tha se prokuroria tashmë ka nisur hetimet për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo jo.
Uroj mos të jetë kështu, mund të ndodh nga kushte atmosferike, uroj të jete kështu. Nuk mund ta them nëse ka një dorë pas kësaj, jemi në kontakt me policinë. Nëse ka një dorë qëllimisht kjo nuk ëhstë kundër meje, por kundër qytetit.
Përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë mbërritur këtë të hënë në fushën e mbetjeve, së bashku me një ekip monitorimi për ndotjen e ajrit. Pritet që bashkia të gjobitet për keqmenaxhim të situatës, duke bërë që tymi helmues të mbulojë qytetin në kulmin e sezonit turistik.