Skip to content

Tymi i zi dhe flakë! Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Vorë

MixCollage 21 Jan 2025 09 55 AM 7509

Një qendër tregtare në Vorë është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës.

Zjarri raportohet se po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, si edhe e ndikuar nga materialet që gjenden brenda në godinë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se në momentin kur ra zjarri në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në katin e dytë të qendrës tregtare, duke u përhapur më pas në të gjithë godinën.

“”