Skip to content

Tymi mbulon zonën/ Çfarë po ndodh? Prej 4 ditësh në flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

zjarr plera sd

Rastet të ngjashme kanë treguar se zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë plotësisht flakët

Vijon prej 4 ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku tymi ka përfshirë jo vetëm atë zonë, por pjesën më të madhe të qytetit bregdetar, duke u kthyer në një rrezik shëndetësor për banorët.

Ky nuk është rasti i parë që vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë i vendoset flaka, megjithatë, nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia lidhur me rastet e përsëritura.

Edhe në sezonin veror por dhe në sezonin dimëror ku ndodhemi aktualisht djegia e këtyre mbetjeve vijon duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët që kanë prenotuar por dhe emigrantët që ndodhen në qytetin e Vlorës për te kaluar pushimet. Rastet të ngjashme kanë treguar se zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë plotësisht flakët, në landfille për shkak të djegies në thellësi dhe gazrave që lëshohen nga mbetjet.