Skip to content

“Tymin e kemi brenda në shtëpi, ky zanat është mot e jetë”, banorët për ndotjen në Elbasan: Që prej zgjedhjeve nuk vjen njeri

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Mos tërheqja në mënyrë të rregullt e mbetjeve dhe mbushja përtej kapacitetit e kontinierëve ka bërë që në disa raste atyre tu vihet zjarri, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Këto pamje vijne nga lagjia “Shenkoll” në Elbasan.

Një re tymi kancerogjene ka pushtuar zonën, ndërsa banorët qe jetojnë aty pranë shprehen të shqetësuar. Ata kërkojnë që plehrat të pastrohen rregullisht në këtë mënyrë të evitohet edhe djegia e tyre nga persona të papërgjegjshëm.

Ndonëse në vend kanë nisur aksione pastrimi nga administratat e bashkive ato nuk mjaftojne në garantimin e një mjedisi të paster.

“Mbeturinat këtu nuk hiqen kurrë, ky zanat është mot e jetë, zjarri vu, tymin brenda në shtëpi të familjeve. Unë e kam shtëpinë këtu dhe mund të vini po të doni të shihni sesi është tymi brenda në shtëpi. Bashkia nuk çan kokë fare se a jeton njeri këtu apo jo. Qëkur u bënë zgjedhjet këtu nuk ka ardhur njeri”– u shprehën banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb