Një ditë pas tensioneve në seancën parlamentare, ku deputetë të PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve, grupi parlamentar i PS ka kërkuar marrjen e masave për tre ligjvënës demokratë.

Kështu, përjashtim nga seanca është kërkuar për deputetin Saimir Korreshi, i cili ndezi edhe tymueset në Parlament, Elda Hotin dhe Lindita Metaliajn.

“Situata e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregullt të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023, duke larguar nga vendet karriget dhe vendosur ato si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar atë është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet ne shkresen drejtuar Lindita Nikolles.

Pritet mbledhja e Komisionit te Etikës per te vleresuar propozimin e PS per perjashtimin e tre deputeteve demokrate.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re