Si pas çdo seance ku ka pasur kaos dhe tension, edhe ditën e sotme Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë “zbarkuar” në ambientet e Kuvendit, për të mbledhur prova.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD, Tritan Sheshu, ka bërë publike momentin kur agjentët e BKH futen në parlament dhe  ironizon duke shkruar ndër të tjera, “Gërmo Tare, gërmo”.

Në seancën plenare të ditë së enjte mazhoranca miratoi buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale me 74 vota pro dhe 4 kundë, për vetëm 7 minuta.

Gjatë kësaj kohe deputetët e PD, të pranishëm në sallë, kanë grumbulluar para foltores karriget, kanë ndezur tymuyese dhe kanë shpërthyer shashka.

Postimi i plotë:

Shvejk apo komedi ne sallen e Kuvendit!

Mund te jete edhe nje “tallje” e mencur Shvejk ndaj rregjimit!

Aktualisht, mbas seances sot!

Sepse mund te thuhet:

“Germo Tare, germo”…..

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re