Skip to content

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë Sep 24, 2025 | 12:10

Një minator 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte në vendin e punës, në një subjekt minerar në Bulqizë.

Dyshohet se Kujtim Dangri,u aksidentua gjatë punës, rreth orës 11:30 dhe për pasojë humbi jetën.

 

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt.