Etleva Bejko 50 vjeç ishte personi që ndërroi jetë ditën e sotme në Qafë Muzinë, pasi mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.

 

Vetëm pak minuta para aksidentit 50-vjeçarja kishte publikuar në “Facebook” një video të udhëtimit të saj drejt Sarandës, udhëtim i cili rezultoi fatal për biznesmenen.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku mjeti tip “Hyundai” me të cilin po udhëtonte 50-vjeçarja nga Saranda e cila banonte në Janinë të Greqisë, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve, Etleva Bejko, përfundoi në greminë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re