Ka ndërruar jetë gruaja që u përplas nga 23 vjeçari Marjol Aliko ditën e sotme në Tiranë. Gruaja rreth 55 vjeçe, ende e paidentifikuar, u dërgua menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që ka marrë. Ndërkohë, Abc Neës mëson se policia ka bënë në pranga autorin e ngjarjes.

Siç njoftoi policia, aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në bulevardin Zhan D’Ark. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re