TIRANË- Nuk ka mundur të mbijetojë i riu që u aksidentua pasditen e sotme ndërsa udhëtonte me motor, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Rinas.

29-vjeçari Eljon Barushi nga Fushë-Kruja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë u plagos rëndë.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku në orën 21:30 ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re