Pas aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit ku njëri prej drejtuesve të mjetit tip “ML” ka lënë të dyshohej nga policia se shpejtësia me të cilën drejtoi mjetin kishte një arsye tepër të madhe.

Mësohet se Namik Paja drejtuesi mjetit fuoristradë i cili ka goditur mjetin tjetër ka patur më parë një përplasje verbale me policinë ku kjo e fundit është detyruar të ushtroj kontroll në banesën e tij. Sipas burimeve të brendshme policore mësohet se në shtëpinë e tij e cila ndodhet në lagjen “Gjashtkatësh” mbi lokalin biznes i familjes Paja janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.

Të gjitha provat materiale i janë referuar Prokurorisë kjo e fundit  po punon për këtë rast. Ndërsa vet Namik Paja së bashku me bashkëshorten janë në spitalin rajonal të Beratit ku mësohet se bashkëshortja është në gjendje më të rënduar pas aksidentit të mëngjesit të sotëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re